Qytetarët tregojnë eksperiencën me shërbimet online

Prej datës 1 maj shërbimet për qytetarët po ofrohen online përmes platformës E-Albania, që ka nisur të funksionojë shumë kohë më pare.

Kjo do të sjell kursim kohe, shmang radhët dhe bakshishet për të marrë një dokument. Megjithatë qytetarët Kukësianë më së shumti të moshuarit që nuk janë familjarizuar me teknologjinë do të kërkojnë ndihmë nga më të rinjtë.

Por nuk janë vetëm të moshuarit ata që e kanë probleme me përdorimin e platformave online.

Platforma E-Albania ka kohë që është funksionale për marrjen e dokumenteve të ndryshme dhe më të familjarizuarit më të e quajnë një ide e mirë.

Rruga e amortizuar, banorët kërkojnë ndërhyrje.

Rruga prej 1 kilometër e gjatë në lagjen e re të qytetit të Kukësit, prej vitesh ndodhet në gjendje të amortizuar dhe pa asnjë ndërhyrje.

Fëmijë të rritur e të moshuar detyrohen të përshkruajnë çdo ditë këtë rrugë. Banorët kanë ngritur zërin duke kërkuar që situata të ndryshojë sa më parë, pasi e kanë të pamundur të jetojnë ende mes baltës, pluhurit e gropave me ujë në kohë reshjesh.

Janë rreth 300 familje në këtë lagje që përballen me këtë problematikë dhe kërkojnë një ndërhyrje urgjente për rehabilitimin e rrugës.

Zbulohet “shtëpi bari” në Tropojë

Kultivimi i lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura, të njohura si “shtëpi bari” po gjen përhapje në vendin tonë.

Së fundmi një rast i tillë është zbuluar në Tropojë. Policia vendore Kukës në njoftim zyrtar  bën me dije se është finalizuar operacioni i koduar “Valbona”. Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e shtetasit 43 vjec  pasi njëra   prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Në këtë ambient, shërbimet e Policisë ,gjetën dhe sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura.

Në kërkim është shpallur pronari i banesës banues në Shoshan. Ndërsa elektricisti i zonës, i identifikuar nga policia  është vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi në banesë u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në dhomën që kultivohej kanabisi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

🤳🏻 Regjistroni numrin tonë të telefonit në kontaktet tuaja dhe mos hezitoni të na shkruani në whatsapp për çdo shqetësim apo informacion shtesë që keni nevojë 📲

I vetmi operator i licensuar që ofron shërbim televizion dhe internet pa limit 100% fibër optike në çdo lagje të qytetit, Gostil, Kodër-Lumë, Shtiqën, Nangë, Bicaj dhe së shpejti edhe në zona të tjera!